Neni 4 është i zbatueshëm te trafikimi dhe eksploatimi i gruas për qëllime të prostitucionit

Në rastin S.M. kundër Kroacisë (ankesa nr. 60561/14, 19.07.2018) Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut ka gjetur se nuk ka pasur shkelje të Nenit 4 (ndalimi i robërisë dhe i punës së detyrueshme) të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Rasti kishte të bënte me një ankuese që pretendonte se ishte detyruar të merrej me prostitucion.Ankuesja parashtroi padi penale në shtator 2012, duke pretenduar se një burrë, ish-zyrtar policor, e kishte detyruar të bënte prostitucion gjatë disa muajve nga mesi i vitit 2011. Në fund të vitit 2012, burri u akuzua dhe ankueses zyrtarisht iu dha statusi i viktimës së trafikimit me qenie njerëzore. Pas një hetimi, burri u soll në gjykim në vitin 2013.Megjithatë, ai u shpall i pafajshëm për detyrim të prostitucionit.Gjykata gjeti se dëshmia e të dëmtuarës ishte jokoherente dhe e paqëndrueshme.Andaj gjykata gjeti se prokuroria nuk arriti të sigurojë prova të mjaftueshme për dënim, dhe se e dëmtuara kishte ofruar shërbime seksuale me dëshirë.Ankesa në Zyren e Prokurorit u hodh poshtë në janar 2014, derisa ankesa kushtetuese e të dëmtuarës u shpall e papranueshme në qershor të atij viti.

Ankuesja pretendoi në veçanti se autoritetet kanë dështuar t’i përgjigjen në mënyrë adekuate ankesës së saj dhe se Kroacia nuk kishte kornizë të duhur ligjore për t’u marrë me çështjet e tilla.

Gjykata tashmë ka pasur disa raste kur ka adresuar çështjen e trafikimit me qenie njerëzore, por rasti i ankueses është hera e parë ku Gjykatës i duhej të shqyrtojë nëse Neni 4 ishte i aplikueshëm për trafikim dhe eksploatim të grave për qëllime të prostitucionit. Gjykata gjeti se jo vetëm trafikimi por edhe ekploatimi për prostitucion hynte në kuadër të fushëveprimit të Nenit 4 të Konventës Europiane. Duke u thirrur në të drejtën ndërkombëtare në fushën e trafikimit me qenie njerëzore, Gjykata gjeti se ishte jorelevante nëse kishte element ndërkombëtar dhe se ankuesja në fakt ishte shtetase e Shtetit të paditur. Gjykata citoi në veçanti Konventën e Këshillit të Europës Kundër Trafikimit, e cila u ratifikua nga Kroacia, dhe që përfshinte ‘të gjitha format e trafikimit të qenieve njerëzore, nacionale e tejnacionale’.

Gjykata gjeti se Neni 4 mund të aplikohet në rastet si ky i ankueses që ka të bëjë me trafikim dhe ekploatim me qëlime të prostitucionit, edhe pa pasur element ndërkombëtar në rastin e saj. Gjykata pastaj gjeti se, megjithëse nuk kishte kornizë të duhur ligjore në Kroaci për kriminalizimin e trafikimit të qenieve njerëzore, prostitucionit të detyruar dhe ekploatimit të prostitucionit, ka pasur mangësi të hetimeve të autoriteteve në rastin e saj. Në veçanti, autoritetet nuk i kanë intervistuar të gjithë dëshmitarët e mundshëm dhe kur kanë gjetur se ajo ka ofruar shërbime seksuale me dëshirë, për ta shpallur të pafajshëm të akuzuarin, nuk i kanë marrë parasysh ligjet ndërkombëtare kundër trafikimit sipas të cilave pëlqimi i viktimës ishte jorelevant. Andaj, ka pasur shkelje procedurale të Nenit 4.

Referencat nga faqja zyrtare e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut.