Anketa e dytë LGBT

Shtat vjet pas publikimit të parë të anketës në vitin 2012, Agjencia e Bashkimit Europian për të Drejtat Themelore (FRA) në maj 2019 ka nisur versionin e dytë të anketës LGBT. Qëllimi është të mbledhen përvojat nga diskriminimi, keqtrajtimi, krimi i urrejtjes dhe gjuha e urrejtjes, si dhe qëndrimet dhe sfidat e lezbikeve, gejëve, biseksualëve dhe, për herë të parë, personave interseksualë. Anketës mund t’i përgjigjet secili person nga mosha 15 vjeç, që e konsideron veten LGBTI, dhe jeton në Bashkimin Europian, në Serbi apo në Maqedoninë e Veriut. 

Anketa e parë LGBT synonte ta mbushte boshllëkun e krijuar si pasojë e mungesës së të dhënave statistikore rreth përvojave të personave LGBT në Bashkimin Europian. Me më se 93.000 përgjigje, ajo u bë koleksioni më i madh i të dhënave në atë kohë. Rezultat e publikuara ndihmuan për nxjerrjen e shumë masave të politikave që adresojnë diskriminimin për shkak të orientimit seksual dhe identitetit gjinor.

Realizimi i sërishëm i kësaj ankete do të mundësojë grumbullimin e provave të nevojshme për të krahasuar rezultatet me versionin e vitit 2012, dhe për të vlerësuar politikat e nxjerra nga të dhënat e kaluara. Shtrirja e anketës edhe tek personat interseksualë do t’i ndihmojë nxjerrjes së politikave dhe ligjvënësve për çështjet që lidhen me karakteristikat seksuale.

Anketa do të realizohet online ndërmjet majit dhe korrikut të vitit 2019, ndërsa rezultatet do të botohen në vitin 2020.

Anketa është në dispozicion në shumë gjuhë.

Këtu mund t’i qaseni anketës: https://lgbtisurvey.eu/lgbti/

Referencat nga faqja Këshillit të Europës