Për Platformë

Forumi i Sundimit të Ligjit

 

Forumi rajonalvjetor i Sundimit të Ligjit, i themeluar më 2014 nga AIRE Centredhe Civil Rights Defenders, është një prej ngjarjeve më të rëndësishme të vitit për përfaqësuestë gjyqësorit, juristë e pjesëtarë të organizatave joqeveritare në Ballkanin Perëndimor. Forumi ka për qëllim të promovojë zbatimine Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut në rajon, të nxisë bashkëpunimin rajonal dhe të ndihmojë në procesin e integrimeve europiane të vendeve të rajonit. Çdo vit, forumi bën bashkë gjyqtarë nga rajoni të cilët janë pjesë e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, përfaqësues të Gjykatave Supreme dhe Gjykatave Kushtetuese të rajonit, Kryetarë të Këshillave Gjyqësorë, Drejtorë të Akademive dhe Institucioneve të Trajnimit Gjyqësor, Agjentë Qeveritarë para Gjykatës së Strasburgut, përfaqësues të OJQ-ve dhe ekspertë ligjorë të shquar për të diskutuar për disa prej çështjeve kyçe me të cilat përballen vendet ballkanike kur bëhet fjalë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

 

Platforma e Sundimit të Ligjit për Ballkanin Perëndimor

 

Platforma e Sundimit të Ligjit për Ballkanin Perëndimor ka dalë nga Forumi i Sundimit të Ligjit, duke qenë se AIRE Centre dhe Civil Rights Defenders kanë parë nevojën për një platformë rajonale online e cila do të ofronte informacione përkitazi me zhvillimet, praktikat sidhe përvojat me sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor. Kjo platformë ofron pasqyrë gjithëpërfshirëse të sundimit të ligjit dhe të mbrojtjes së të drejtave individuale në Shqipëri, Bosnjë e Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e Serbi, dhe mbështetet nga një ekip juristësh e ekpsertësh ligjorë. Platforma ka tri qëllime kryesore: përmirësimin e zbatimit të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, si dhe të instrumenteve kryesore ndërkombëtare në gjykatat vendore në mbarë rajonin; forcimin e kapaciteteve vendore për t’i përmbushur kërkesat e sundimit të ligjit të cilat janë të domosdoshme për anëtarësimin në BE, si dhe promovimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të praktikave më të mira mes institucioneve ligjore vendore në mbarë rajonin.

Për Civil Rights Defenders

Civil Rights Defenders është një organizatë e pavarur eksperte e cila punon për njerëzit, të drejtat civiile dhe politike të të cilëve cënohen, apo i ekspozohen rrezikut të cënimit të këtyre të drejtave në vendet ku respektimi i të drejtave të njeriut gati nuk ekziston. Civil Rights Defenders synon një botë ku liritë dhe të drejtat e njerëve respektohen për një botë më të sigurtë. Vizioni të cilin Civil Rights Defenders synon ta arrijë pëmes punës së vet është një botë paqësore dhe e sigurtë me liri e drejtësi për të gjithë. Për ta arritur këtë, ata punojnë për t’u ofruar njerëzve qasje në të drejtat civile e politike të cilat vendet e botës obligohen t’i sigurojnë.

 

Këtë punë ata e realizojnë vetë dhe në bashkëpunim me mbrojtësit e të drejtave të njeriut, të cilët ua shtrijnë dorën njerëzve të drejtat e të cilëve shkelen. Civil Rights Defenders synon t’i fuqizojë mbrojtësit e të drejtave të njeriut në vendet me diktaturë, në vendet të cilat kishin regjime autoritare, apo në vendet e prekura nga lufta.

 

Ata besojnë se të gjithë vendeve u duhet një shoqëri civile e fuqishme e cila i përcjell ata që janë në pushtet me qëllim të arritjes së zhvillimeve pozitive. Prandaj ata kombinojnë punën në fushën e të drejtave të njeriut me fuqizimin e partnerëve të tyre.

 

Më shumë mund të lexoni nët  crd.org

Për AIRE

AIRE Centre është organizatë joqeveritare e cila promovon ngritjen e vetëdijes për të drejtat e Ligjit Europian dhe ofron mbështetje për viktimat e shkeljeve të të drejtave të njeriut. Ekipi i avokatëve ndërkombëtarë ofron informacione, mbështetje dhe këshilla për standardet ligjore të Bashkimit Europian dhe të Këshillit të Europës. Ky ekip ka përvojë të veçantë në argumentimin e rasteve përpara Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg dhe ka marrë pjesë në më shumë se 150 raste. Në 20 vitet e fundit, AIRE Centre ka zhvilluar dhe ka marrë pjesë në një numër seminaresh në Europën Qendrore dhe Lindore të cilat u shërbyen avokatëve, gjyqtarëve, zyrtarëve qeveritarë e organizatave joqeveritare.

 

AIRE Centre është fokusuar në vendet e Ballkanit Perëndimor në veçanti, ku ka qenë e pranishme për më shumë se një dekadë e gjysmë me një sërë programesh afatgjata të sundimit të ligjit në partneritet me institucionet e gjykatat vendore. Qëllimi ynë në këto programe ka qenë të promovohet implementimi i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut në vend, të asistohet në procesin e integrimeve europiane si dhe të forcohet sundimi i ligjit dhe njohja e plotë e të drejtave të njeriut, si dhe të nxitet bashkëpunimi rajonal i gjykatësve dhe juristëve.

 

Më shumë mund të lexoni në airecentre.org