Forumi i Pestë Rajonal i Sundimit të Ligjit për Europën Juglindore

16-17 MARS 2018 – HOTEL MARRIOTT, SHKUP

Forumi i pestë kishte për temë ndalimin e torturës dhe trajtimit jonjerëzor e denigrues apo dënimit, sipas Nenit 3 të GjEDNj-së. Disa prej temave dhe çështjeve kryesore të diskutuara ishin: obligimet pozitive të Shtetit dhe zbatueshmëria e Nenit 3 në vendet e ndalimit, keqtrajtimi i personave të cënueshëm duke përfshirë fëmijët dhe personat me probleme mendore, keqtrajtimi në kontekstin e emigrimit si dhe përdorimi i provave të nxjerra përmes torturës në gjykime penale.

[FinalTilesGallery id='1']

Raporti

Forumi i Pestë Rajonal i Sundimit të Ligjit për Europën Juglindore u mbajt më 17 dhe 8 mars 2018 në Shkup, Maqedonia e Veriut, në hotelin Marriott. Ky Forum, i nisur nga AIRE Centre dhe Civil Rights Defenders me mbështetjen e Qeverisë Britanike, Qeverisë Suedeze dhe Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, ofron platformë për promovimin e zbatimit të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut në mbarë Europën Juglindore. Qëllimi i këtij Forumi është të nxisë bashkëpunimin rajonal për forcimin e sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut, si dhe asistimit të vendeve të Europës Juglindore në proceset e integrimeve europiane. Fokusi i Forumit të Pestë ishte ndalimi i torturës dhe trajtimit jonjerëzor apo trajtimit dhe dënimit denigrues, sipas Nenit 3 të GjEDNj-së. Në këtë Forum u përfaqësua Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Kosova, Mali i Zi, dhe Serbia. Pjesëmarrësit nga këto vende përfshinë edhe gjykatës të kaluar edhe të tanishëm të GjEDNj-së, Kryetarë Gjykatash Supreme dhe Kushtetuese nga rajoni, Drejtorë Akademish dhe Insititutesh të Trajnimeve Juridike, dhe Zyrtarë Qeveritarë pranë Gjykatës së Strasburgut, përfaqësues organizatash joqeveritare dhe ekspertë të shquar ligjorë. Për një ditë e gjysmë u zhvilluan diskutime në panel, grupe punuese interaktive e prezantime duke u dhënë pjesëmarrësve mundësi të takohen e të japin kontributin e tyre.