Forumi i Gjashtë Vjetor i Sundimit të Ligjit për Evropën Juglindore

22-23 MARS 2019 – Dubrovnik, Kroaci

Qëllimi i këtij Forumi është të promovojë zbatimin e Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut në nivel vendi, të nxisë bashkëpunimin rajonal për avancim të vazhdueshëm të sundimit të ligjit dhe të të drejtave të njeriut, dhe të ndihmojë në proceset e integrimeve europiane në rajon. Forumi mbështetet nga Zyra e Komonuelthit e Mbretërisë së Bashkuar, Qeveria e Suedisë dhe Fondacioni Konrad Adenaur.

Temë e Forumit 2019 do të jenë të drejtat e fëmijëve dhe Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut. Pas konsultimeve të shumta me pjesëtarë të gjyqësorit si dhe me sektorin e organizatave joqeveritare nga i gjithë rajoni dhe Strasburgu, kjo temë u veçua si çështje e rëndësisë dhe peshës madhore e cila shpeshherë anashkalohet. Në Forum do të diskutohen një varg çështjesh, siç është dhuna në familje (ku fëmijët janë viktima apo dëshmitarë), trafikimi, azili, kujdestaria dhe qasja e fëmijëve në drejtësi, e kështu me radhë.

Pjesëmarrësit e ftuar vijnë nga Bosnja e Hercegovina, Kosova, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia, Serbia dhe Shqipëria. Forumi do t’i bëjë bashkë gjykatësit që shërbejnë pranë Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut me kryetarë të gjykatave supreme dhe kushtetuese nga rajoni, kryetarë të këshillëve gjyqësorë, drejtorë të instituteve gjyqësore, akterë qeveritarë, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe ekspertë të shquar të kësaj fushe. Gjykatësit e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut nga rajoni e kanë konfirmuar praninë e tyre dhe pjesëmarrjen në Forum.